Prishtina Mall konfirmon marrëveshjen për “Beauty Fair Kosova 2026” në partneritet me MODUS Events dhe PR Solutions - NACIONALE

Prishtina Mall konfirmon marrëveshjen për “Beauty Fair Kosova 2026” në partneritet me MODUS Events dhe PR Solutions

2 javë më parë

nga NACIONALE

Prishtina Mall ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me MODUS Events dhe PR Solutions për organizimin e Beauty Fair Kosova 2026, duke konfirmuar mbajtjen e panairit më të madh të industrisë së bukurisë në vend.

Ky partneritet shënon një hap të rëndësishëm në krijimin e një hapësire të përshtatshme ku brendet, profesionistët dhe bizneset e këtij sektori mund të prezantojnë risitë e tyre dhe të zgjerojnë bashkëpunimet.

Panairi do të mbahet më 24, 25 dhe 26 prill 2026, në hapësirën e dedikuar brenda Prishtina Mall, një vendtakim që ofron standarde të larta organizimi dhe kushte dinjitoze për realizimin e ngjarjeve të këtij niveli.

Organizimi në këtë lokacion garanton përvojë profesionale për ekspozuesit dhe e pozicionon panairin si pikë referimi për zhvillimin dhe promovimin e industrisë së bukurisë në Kosovë.

Beauty Fair Kosova 2026 pritet të mbledhë dhjetëra brende, klinika estetike, sallone bukurie dhe kompani të specializuara të fushës.

Bizneset e interesuara për t’u bërë pjesë e panairit mund të rezervojnë hapësirën e tyre dhe të përfitojnë nga ky event promovimi dhe rrjetëzimi.

*Artikull i sponsorizuar!

Lajme të ngjashme