Prezantohet hulumtumi “Strategjitë dhe Taktikat e Ndikimit të Industrisë së Duhanit në Politikat e Shëndetit Publik në Kosovë” - NACIONALE

Prezantohet hulumtumi “Strategjitë dhe Taktikat e Ndikimit të Industrisë së Duhanit në Politikat e Shëndetit Publik në Kosovë”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Qendra Kosovare për Avokim dhe Zhvillim (KADC) sot ka prezantuar të gjeturat e hulumtimit “Strategjitë dhe Taktikat e Ndikimit të Industrisë së Duhanit në Politikat e Shëndetit Publik në Kosovë” në tryezën e organizuar me titull “Interferenca e industrisë së duhanit në politikat e kontrollit të duhanit”.

Pjesëmarrës, sipas një njoftimi për media, kanë qenë edhe përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit, Rural, Organizata Botërore e Shëndetësisë, Instituti Kombëtari Shëndetësisë Publike, shoqëria civile dhe mediet.

Ky raport mes tjerash, shpërfaq ndërhyrjet e Industrisë së Duhanit në Udhëzimin Administrativ nr.05/2023 për Vërejtjet e Kombinuara, duke treguar në detaje rastet ku është tentuar që të ketë vonesa në implementimin e UD-së.

Drejtori i KADC-së, Shkumbin Spahiu ka thënë se industria e duhanin tenton të zbehë përceptimet e zyrtarëve dhe publikut mbi efektet negative, duke ekzagjeruar rëndësinë ekonomike të kësaj industrie dhe duke injoruar koston shëndetësore, mjedisore e sociale.

“Këto politika shëndetësore bien ndesh me interesat e industrisë së duhanit që synojnëtë ruajnëdhe rrisin numrin e duhanpirësve dhe përfitimet ekonomike vetjake të saj” – ka thënë ai.

Ndërkohë, Isme Humolli, përfaqësuesja e OKB-së në Kosovë, ka thënë se industria e duhanit përpiqet të ndërhyjë në të drejtën e qeverive, duke i shpie kështu qeveritë nëpër gjykata.

Faik Hoti nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka thënë se vendivzhdon ër të përballet me sfida për kontrollin e duhanit, kjo për shkak të ndërhyrjeve të vazhdueshme të industrisë së duahnit.

Ndërkaq, këshilltari i Ministrit të Shëndetësisë, Egzon Azemi ka thënë se vetëm gjatë muajit janar janë ndarë 520 gjoba për mos respektim të Ligjit për Kontrollin e Duhanit. Sipas tij, prej tash e tutje, gjobat që jepen nga inspektorët sanitarë do të procedohen direkt nga Oda e Përmbarueseve.

Gazetarja Natyra Rushiti gjatë prezantimit të gjetjeve të raportit, ka thënë se ndërhyrja e industrisë së duhanit ka ndikuar në vonimin e aprovimit të UA-së për Vërejtjet e Kombinuara.

Si gjetje e raportit, ishte edhe fakti që industria e duhanit ka tentuar të ndërhyjë edhe në dispozitat kyçe të Ligjit për Kontrollin e Duhanit, sikur që është rasti i kundërshtimit të nenit që ndalon shfaqjen e produkteve të duhanit në pikat e shitjes dhe rasti i ndikimit tek qeveritë e kaluara për të ndryshuar politikat e tatimeve mbi duhanin, në favor të bizneseve specifike brenda sektorit të duhanit.

Një aspekt tjetër i strategjisë së industrisë për të shpërfaqur një imazh të favorshëm në sytë e publikut është sponsorizimi i ngjarjeve dhe çmimeve për gazetarë, si çmimi "VangjushGambeta”.

Palët u zotuan se duhet të punojnë më shumë në krijimin e një mjedisi publik të shëndetshëm dhe të mbrojnë politikat e shëndetit publik nga ndërhyrja e industrisë së duhanit.

Lajme të ngjashme