Drejtori i Doganës: Gjatë vitit 2022, Kosova importoi 370 milionë euro mallra nga Serbia - NACIONALE

Drejtori i Doganës: Gjatë vitit 2022, Kosova importoi 370 milionë euro mallra nga Serbia

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, sot ka prezantuar të arriturat e Doganës gjatë vitit të kaluar, pra vitit 2022.

Ai ka thënë se nuk është e lehtë që të krahasohet viti 2021 me vitin 2022, pasiqë sipas tij viti 2021 ka qenë një vit që ka pasur një përformancë të mirë në aspektin ekonomik.

Nuk është e lehtë të krahasohet viti 2021 me vitin 2022, pasiqë viti 2021 ka pas një përformancë të jashtëzakonshme në aspektin ekonomik”, ka thënë Llugaliu.

Ai tutje tha se vitin 2022 vlera e importi ka arritur vlerën e mbi 5 miliardë eurove dhe eksporti mbi 869 milionë euro.

Gjatë këtij viti kemi pasur 11 mijë e 157 aktivitete, te sekuestrimi i mallrave kemi 11.3 milionë euro, vendimet për inkasim me 4.5 milionë euro. Zbulimi i mallrave të ndaluara gjatë vitit 2022 nga zyrtarët doganor janë zbuluar 83.6 kilogram heroinë. Gjatë këtij viti kemi pasur lehtësia tregtare, me fillimin e zhdoganimit të plotë në Portin e Durrësit dhe Porto Romano”, ka thënë ai.

Llugaliu tha se gjatë vitit të kaluar Dogana e Kosovës ka pasur rritje të të hyrave dhe se Turqia është vendi që Kosova ka import më të madh, ndonëse shtoi se importi nga Serbia ka arritur vlerën e 370 milionë euro.

Performanca e të hyrave varet nga shumë faktor, natyrisht që është edhe inflacioni. Turqia është dukshëm vendi që importojmë më shumë. Sa i përket importit nga Serbia mbi kemi pasur 370 milionë euro” tha ndër të tjera ai.

Ai foli edhe për eksportin teksa tregoi se kishte arritur vlerën në 869.5 milionë euro.

Gjatë vitit 2022 importi ka arritur vlerën 5.603 miliardë euro ndërsa eksporti 869.5 milionë euro”, ka shtuar ai.

Lajme të ngjashme