Policia për vdekjen e 65 vjeçarit në Mitrovicë: Dyshohet që viktima është goditur me një mjetë të fortë
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjën e 65 vjeçarit dje në Mitrovicë.
Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se viktima dyshohet se është goditur me një mjetë të fortë.
Tutje policia njofton se rasti është duke u hetuar, ndonëse trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Rr. Avni Shabani, Mitrovicë 10.01.2023 – 14:35. Raportohet se në brendi të lokalit të shoqatës të verbërve dhe shurdhmemecëve është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Dyshohet që viktima është goditur me një mjetë të fortë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.
