Policia me kërkesë për shoferët e rrugës Ferizaj-Prishtinë, një pjesë është bërë e pakalueshme pas reshjeve të shiut - NACIONALE

Policia me kërkesë për shoferët e rrugës Ferizaj-Prishtinë, një pjesë është bërë e pakalueshme pas reshjeve të shiut

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një pjesë e rrugës Ferizaj-Prishtinë është vështirësuar për qarkullim të automjeteve, madje në disa ende, është bërë e pakalueshme për shkak të reshjeve të shiut.

Kështu, përmes një komunikate për media, Policia ka lutur shoferët që të përdorin rrugë të tjera alternative.

“Lusim qytetarët / shoferët e automjeteve që të përdorin rrugët alternative, autostradën "Arbën Xhaferi", apo rrugët tjera, përmes qytetit të Lipjanit dhe Shtimës, në mënyrë që ti shmangen ndonjë bllokimi të tyre, deri në lirimin e plotë të rrugës.” – thuhet në njoftim.

Veç kësaj, policia ka dalë në të dy anët e rrugës magjistrale dhe po orienton komunikacionin.

“Për gjendjen e krijuar në këtë relacion janë njoftuar dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes kompania për mirëmbajtjen e rrugëve dhe Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës të komunës së Ferizajt, ndërsa është njoftuar edhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.” – thuhet tutje.

Lajme të ngjashme