Policia jep detaje për plagosjen në Pejë: I dyshuari ende në arrati - NACIONALE

Policia jep detaje për plagosjen në Pejë: I dyshuari ende në arrati

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për plagosjen e djeshme në Pejë.

I dyshuari atje, është ende në arrati.

VRASJE NË TENTATIVË

Pejë 22.12.2025-13:50. Viktima mashkull kosovar, ka kërkuar tretman mjekësor, pasi që ishte qëlluar me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarje janë sekuestruar tri gëzhoja. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.

Lajme të ngjashme