Policia jep detaje për aksidentin në Klinë, ku vdiq një person
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin që ndodhi mbrëmë në Klinë, ku vdiq një person.
Përmes një komunikate për media, Policia e Kosovës ka treguar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:17 në fshatin Zajmë-Klinë.
“Në aksident ishin të përfshira dy automjete, dyshohet se deri te aksidenti kishte ardhur pas kyçje së pa sigurte të automjetit i cili tentoi të kyçej në rrugën kryesore Pejë-Prishtinë.” – ka bërë të ditur policia.
Po ashtu, dy personat e lënduar kanë vazhduar tretmanin mjekësor.
“Si pasojë e këtij aksidenti njëri nga personat e lënduar që ishte sjellë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestarë, gjerë sa dy të lënduarit tjerë vazhdojnë me tretman mjekësor.” – bëhet e ditur tutje.
Në fund, policia ka deklaruar: “Me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion”.