Dy vetura të Policisë së Kosovës në vendin ku PSD e "ngjyrosi" me miell ministrin Hekuran Murati
Policia e Kosovës, kanë dalur në vendin e ngjarjes ku aktivistët e Partisë Socialdemokrate e “ngjyrosën” me miell ministrin e Financave Hekuran Murati.
Në vendin ku u mbajtë performanca simbolike e aktivistëve të PSD-së, shihen dy njësite policore, teksa po shikojnë vendin e ngjarjes.
Siç raporton gazetari i Nacionales, policët po kërkojnë kamerat e sigurisë në atë pjesë të kryeqytetit të Kosovës.

Kujtojmë që Partia Socialdemokrate (PSD) përmes një aksioni simbolik u ka dalë në mbrojtje punëtorëve të cilët ende s’i kanë marr pagat e muajit gusht.
Aktivistët e PSD-së i hodhën miell ministrit të Financave, Hekuran Muratit.
Në një video të publikuar nga PSD, Hekuran Murati shihet i zbardhur nga mielli që ia hodhën aktivistët.

“Nuk mund të normalizohet lufta e pa precedentë që Hekuran Murati u ka shpallur punëtorëve. Prandaj, aksion, ndërhyrje, rezistencë” – shkruan kryetari Molliqaj.
Ministria e Financave ende s’i ka proceduar pagat e muajit gusht për punëtorët publikë.
Kjo si rezultat i grevave qe po organizohen nga Bashkësia e Sindikatave të Pavarura të Kosovës.