Policia e konfirmon vetëvrasjen e Sokol Halilit: Me armë të zjarrit ka kryer aktin e vetëvrasjes - NACIONALE

Policia e konfirmon vetëvrasjen e Sokol Halilit: Me armë të zjarrit ka kryer aktin e vetëvrasjes

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës, e ka konfirmuar, vetëvrasjen e Sokol Halili, i dyshuari për vrasjen e Hamide Megashit, brenda oborrit të QKUK-së.

Sipas Policisë, edhe pse ata provuan të negocionIn me tashmë të vetëvrarin, tentativat dështuan, pasi Sokol Halili, i lindur në vitin 1991, e ka vrarë veten, me armë të zjarrit.

KOMUNIKATA E PLOTË PËR MEDIA

Prishtinë, 02 dhjetor 2022

Lidhur me rastin e vrasjes së rëndë të ndodhur më datë 30 nëntor 2022, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë, Policia e Kosovës me njësitet e saj hetimore dhe operative, në koordinim me Prokurorinë e shtetit, ka punuar intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e personit të dyshuar.

Bazuar në hetimet intensive dhe veprimet operative-hetimore, sot më 02 dhjetor 2022, rreth orës 13:45 njësitet policore kanë arritur të lokalizojë vendndodhjen e të dyshuarit mashkull kosovar, Sokol Halili, viti i lindjes 1991, i cili gjendej në fshatin Davidovc të komunës së Shtimes.

Policia e Kosovës me njësitet relevante, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore përfshirë masat e sigurisë në këtë lokacion, si dhe ka aplikuar masat e negocimit me personin e dyshuar për t’i mundësuar të njëjtit dorëzimin.

Përkundër të gjitha masave të ndërmarra dhe tentativës për negocim, nga njësitet dhe kompetentët policorë i njëjti nuk është dorëzuar dhe me armës zjarri ka kryer aktin e vetëvrasjes.

Lidhur me rastin janë duke vazhduar veprimet e mëtejme nga njësitet relevante policore, përfshirë ekzaminimin e vendit të ngjarjes, përderisa për procedura të mëtejme janë informuar Prokuroria dhe Inspektorati Policor i Kosovës.

Lajme të ngjashme