Policia e arreston në flagrancë një person në Ferizaj: Dyshohet për vjedhje të rëndë në tentativë - NACIONALE

Policia e arreston në flagrancë një person në Ferizaj: Dyshohet për vjedhje të rëndë në tentativë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Ferizaj, i dyshuar për vjedhje të rëndë në tentativë.

Policia përmes një komunikate, ka njoftuar se personi në fjalë dyshohet edhe për disa vjedhje të tjera.

“Rreth orës 03:55 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informatë, se në rrugën “Gjon Serreqi ” në një lokal afarist një person kishte depërtuar me forcë dhe ishte në proces të vjedhjes. Ekipe të policisë menjëherë janë nisur në drejtim të rrugës ” Gjon Serreqi” dhe kanë arritur që ta rrethojnë zonën dhe lokalin, ndërsa në flagrancë kanë arrestuar të dyshuarin E.D, mashkull, shtetas i Shqipërisë, i moshës 28 vjeçar dhe e kanë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj.” – thuhet tutje.

Në stacionin e policisë në Ferizaj janë raportuar edhe katër raste të vjedhjeve të rënda në lokale të ndryshme afariste.

Të njëjtat, dyshohet se kanë ndodhur në rrugët “Enver Topalli”, ” 12 Qershori” dhe ” Gjon Serreqi” dhe se i ka kryer i dyshuari i arrestuar E.D.

Lajme të ngjashme