Pesë raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë - NACIONALE

Pesë raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar 5 raste të dhunës në familje.

Sipas raportit të Policisë, rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Podujevë, Prizren dhe Gllogoc. Nga këto pesë raste janë arrestuar tre persona.

Policia e Kosovës, bën të ditur se është arrestuar një person në Prishtinë, pasi dyshohet se ka kanosur një femër. I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 09.01.2023 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kanosur viktimën femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, shkruan raporti.

Në Podujevë është arrestuar e më pas është liruar një person pasi dyshohet se ka sulmuar dhe ka kanosur një grua. I njëjti me vendim të prokurorit pas intërvistimit është liruar.

Podujevë, 08.01.2023 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka sulmuar dhe ka kanosur viktimën femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të vazhdoj në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Në Gllogoc është arrestuar një person pasi dyshohet se i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar një grua. Ajo nuk ka dashur të pranojë tretman mjekësor.

Gllogoc 09.01.2023 – 18:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka ofenduar viktimën femër kosovare dhe ka sulmuar viktimën tjetër femër kosovare e cila nuk ka dashur të pranoj tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të vazhdoj në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Një tjetër rast i dhunës në familje ditë më parë ishte raportuar prap në Prishtinë. Policia njofton se është arrestuar një person i cili ishte në arrati.

Prishtinë 08.01.2023 – 23:30. Pas një pune operative lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili ka qenë në arrati dhe me vendim të prokurorit kujdestar i njëjti dërgohet në mbajtje”, thuhet tutje në raport.

Edhe në Prizren raportohet se është arrestuar një person pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një grua.

Prizren 09.01.2023 – 23:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, specifikon raporti.

Lajme të ngjashme