Katër raste të dhunës në familje për 24 orë - NACIONALE

Katër raste të dhunës në familje për 24 orë

2 javë më parë

nga NACIONALE

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar për 24 orë në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e përditshëm.

DHUNË FAMILJARE

Fushë Kosovë 13.09.2022 – 15:00 - Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i ka shkaktuar dhunë psikike. Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha organet kompetente. Rasti është duke u hetuar.

DHUNË NË FAMILJE

Prizren 15.09.2022 – 22:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë në familje ndaj dy viktimave një femër dhe një mashkull kosovarë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DHUNË FAMILJARE

Pejë 14.09.2022 – 23:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

DHUNË FAMILJARE

Ferizaj 15.09.2022 – 16:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se kishte një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull kosovar, i cili poashtu kishte kanosur viktimën. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme