Pesë raste të dhunës në familje në Kosovë brenda 24 orëve - NACIONALE

Pesë raste të dhunës në familje në Kosovë brenda 24 orëve

1 javë më parë

nga NACIONALE

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.

Njoftimi:

DHUNË NË FAMILJE

Prishtinë / 29.09.2024 – 22:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Junik / 29.09.2024 – 10:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE /ARMËMBAJTJE PA LEJE

Deçan / 29.09.2024 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

· Gjakovë / 29.09.2024 – 21:00. Është raportuar se viktima femër shtetase e Maqedonisë është sulmuar fizikisht nga i dyshuari kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima së bashku me vajzën e saj janë dërguar në shtëpinë e sigurtë.

· Gjakovë / 29.09.2024 – 18:00. Është raportuar se viktima femër kosovare ka pasur dhunë psikike nga dy të dyshuarit, një mashkull dhe një femër kosovare të cilët janë arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Lajme të ngjashme