Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, të gjitha në rajonin e Prishtinës - NACIONALE

Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, të gjitha në rajonin e Prishtinës

2 javë më parë

nga NACIONALE

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.

Që të gjitha, në rajonin e Prishtinës.

Njoftimi:

DHUNË NË FAMILJE

· Fushë Kosovë 22.10.2025 – 00:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që ka sulmuar nënën e saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

· Podujevë 22.10.2025 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ai ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

· Lipjan 22.10.2025 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas Palestinez, pasi që ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes se tij viktimës femër shtetase Palestineze. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është lirohet në procedurë të rregullt.

· Prishtinë 22.10.2025 – 15:00. Është raportuar se viktima femër kosovare ka pësuar dhunë nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe nga ai është konfiskuar një armë me pesë fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

· Prishtinë 21.10.2025 – 15:30. Më 22.10.2025, është raportuar se viktima femër kosovare ka pësuar dhunë nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme