Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë - NACIONALE

Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në Kosovë brenda 24 orëve në Kosovë.

Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

Një rast ka ndodhur në Prishtinë, një tjetër në Pejë, Istog, Deçan dhe një në Mitrovicë.

Njoftimi i Policisë:

DHUNË NË FAMILJE

Prishtinë 03.04.2024-10:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshje i ka shkaktuar dhunë psiqike. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

· Pejë 03.04.2024-07:45. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedurat e mëtejme hetimore.

· Istog 03.04.2024-17:50.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka ofenduar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

· Deçan 03.04.2024-21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Mitrovicë Jugu 03.04.2024-18:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, po ashtu gjatë verifikimit të të dyshuarit, i njëjti ka rezultuar me urdhër arrest aktiv dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Lajme të ngjashme