“Për hajër Fitër Bajrami”: Liderët politikë urojnë festën - NACIONALE

“Për hajër Fitër Bajrami”: Liderët politikë urojnë festën

2 javë më parë

nga NACIONALE

Liderët shtetërorë e ata opozitarë kanë uruar qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitës Bajramit.

Presidentja Osmani përmes një urimi ka thënë se solidariteti që shoqëron Ramazanin, është trashëgimi e çmuar.

“Lutjet dhe sakrifica juaj përgjatë muajit të Ramazanit u pranofshin. Ju përcjelltë shëndeti, mbarësia dhe begatia në familjet tuaja!”.

“Në këtë ditë feste, të gjithë duhet ta hapin zemrën, ta shtrijnë dorën e mirësisë dhe bujarisë për ata që kanë nevojë. Qoftë kjo ditë e mbushur me gëzim të pakufishëm, paqe, tolerancë dhe respekt të ndërsjellë! Urime dhe me fat Fitër Bajramin!.” - thuhet në urim.

Kryeministri Kurti e ka nisur urimin e tij me fjalët: “Për hajër Fitër Bajrami”.

“Lutjet gjatë muajit të Ramazanit, le të bëhen urimet më të përzemërta për familjet, miqtë dhe të dashurit tuaj në këtë ditë të Bajramit. Kufizimet e përjetuara, le të bëhen ndërgjegjësim shtesë gjatë gjithë vitit për të mirat që kemi dhe të tjerët që kanë më pak. E mëshira dhe mirësia, le të mbeten normë e përditshme për të gjithë, ndaj të gjithëve.” – ka shkruar ai tutje.

Ndërkohë, kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se bajrami është fanar shprese.

“Të gjithë bashkëqytetarëve të besimit islam, me fat Bajrami i Fitrit – kjo festë e forcës së besimit, qëndrueshmërisë dhe sakrificës. Si gjithherë, kjo ditë na e rikujton rëndësinë e bujarisë, dhembshurisë dhe përkujdesjes ndaj atyre me më pak fat”.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ndërkaq, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë:

“Me fat festa e Bajramit!

Shëndet, begati e plot gëzime për ju e familjet tuaja!

Le të shpresojmë që lutjet, veprat e mira e sakrifica gjatë muajit të Ramazanit të jenë pranuar nga Krijuesi; e le të punojmë që vlerat e mësuara gjatë muajit të shenjtë e vet festës së Bajramit, të jenë vlera të përditshmërisë sonë”.

Edhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

Ai ka thënë se solidariteti dhe mirësia ndaj njëri tjetrit, e çon vendin përpara.

“Solidariteti dhe mirësia ndaj njëri tjetrit, e çon vendin përpara. Kjo vlerë e jona e ruajtush prej shekujsh, duhet të ruhet dhe në këtë ditë feste të Fitër Bajramit. Ky është urimi që ndava bashkë me kolegët, në vizitën që i bëmë Bashkësisë Islame të Kosovës, ku u pritëm nga kryetari Naim Tërnava me bashkëpunëtorë.” – ka shkruar Haradinaj.

Ndërkohë, një postim për këtë festë, në rrjetin social X e ka bërë edhe Ambasasda Amerikane në Kosovë.

“Urimet më të përzemërta për të gjithë ata që festojnë Bajramin në Kosovë dhe në mbarë botën: Me Fat Fitër Bajrami, Bajram Šerif Mubarek Olsun, Bayramınız Kutlu Olsun, Eid Mubarak”.

Lajme të ngjashme