Peci flet për subvencionet në bujqësi, tregon shumën e ndarë për vitin 2023 - NACIONALE

Peci flet për subvencionet në bujqësi, tregon shumën e ndarë për vitin 2023

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka mbajtur një konferencë për media, bashkë me Minsitrin e Bujqëisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka thënë se kanë aprovuar Programi për Pagesa Direkte për bujqit dhe fermerët.

Ai ka thënë se kjo është hera e parë që lanësohet një program i tillë, ndonëse tha se gruri do të subvencionohet 474 euro për hektarë, misri 329 euro për hektarë, patatja 654 euro për hektarë, fasulja 654 euro për hektarë, ndërkohë që tha se kultura pemëtare 504 euro për hektarë.

Tutje Peci tha se perimet në sipërfaqe të hapur do të subvencionohen 554 euro për hektarë, ndërsa të mbyllur 904 euro për hektarë.

Po e vazhdojmë përkrahjen për kulturat, si gruri në vlerë prej 474 euro, misri 329 euro, patatja 654 euro, fasulja 654 euro për hektarë. Kulturat pemëtare subvencionohen me 504 euro për hektarë, perimet në sipërfaqe të hapur 554 euro, perimet në sipërfaqe të mbyllur 904 euro për hektarë. Këtë vit pagesat direkte për farën e grurit përveç pagesës për sipërfaqe, plehërimin artificial, naftës, do subvencionojmë edhe me 4 centë për kilogram kështu që vlera përkrahjes për kultivuesit e farës së grurit do jetë 614 euro”, ka thënë Peci në konferencë.

Në anën tjetër, ai theksoi se do të subvencionohen edhe kulturat e tjera.

1 hektar luledielli do subvencionohet me 454 euro, përfshihet subvencioni plehërimi artificial dhe akciza për naftën. Subvencionimi i pjesshëm të plehrave artificiale në vlerë 150 euro për grurin, 100 euro për misrin, pataten dhe fasulen. Largohet përshkallëzimi për materialet fidanore dhe pulat vojse. Për bimët mjaltëdhënëse prej 450 euro për hektarë. Bimët organike do subvencionojmë me 50 euro shtesë për hektarë dhe kemi rritur përkrahjen me 100 euro për sipërfaqet e certifikuara”, tha ndër të tjera ai.

Lajme të ngjashme