PDK e brengosur me ikjen e mjekëve nga Kosova - NACIONALE

PDK e brengosur me ikjen e mjekëve nga Kosova

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ndër tjerash u diskutua për ikjen e profesionistëve shëndetësorë nga Kosova.

Nga PDK po vlerësojnë se shteti duhet të merret më shumë me këtë problematikë.

Bekim Haxhiu, thotë se është shqetësuese për të ikja e profesionistëve shëndetësor si dhe mospjesëmarrja e ministrave në këtë Komision.

Kemi takuar bordin e ShSKUK-së, kemi qenë në vizita, i kemi parë problemet nga afër por nuk i kemi adresuar për t’i zgjidhur. I kemi pasur mbi 1 mijë punëtorë që e kanë braktisur sektorin e shëndetësisë. Shërbimin shëndetësor qytetarët e kërkojnë në sektorin publik, mirëpo në pamundësi për ta marrë, shkojnë në sektorin privat”, ka thënë Haxhiu.

Mosftesa e ministrave në komision unë mendoj që ka qenë e qëllimshme. Pse ne duhet t’ua votojmë juve projektligjet që i sillni, kur ju nuk i keni votuar projektligjet që ne i kemi sjellë. Këto vërejtjet që janë nga profesionistët shëndetësor duhet të jenë plan i komisionit këtë vit. Unë mendoj se ky plan ishte tërësisht i papërmbushur, plani më i dobët që kam parë”, u shpreh Haxhiu.

Ndërsa deputeti i VV-së, e ka vlerësuar pozitivisht Ligjin e Pagave për sektorin e shëndetësisë.

Unë mendoj që buxheti dhe ndarja e buxhetit ka qenë lajm i mirë. Mendoj që ligji i pagave për shëndetësisë është i mirë”, tha Shkreta.

Ndërsa kryetarja e këtij Komisioni, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, përmendi vërshimet e fundit në Kosovë, teksa tha se nuk ka rrezik për shpërthim të ndonjë epidemi.

Lajme të ngjashme