Pas tërmetit që u ndie edhe në Kosovë, Rumania për 13 minuta përjetoi edhe tri tërmete të tjera - NACIONALE

Pas tërmetit që u ndie edhe në Kosovë, Rumania për 13 minuta përjetoi edhe tri tërmete të tjera

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tërmeti që u ndie edhe në Prishtinë dhe pjesë tjera të Kosovës, ka shqetësuar një numër qytetarësh, por epiqendra e tij ishte në Rumani. E ky shtet, sipas EMSC-së, del se përjetoi katër tërmete për trembëdhjetë minuta.

Tërmeti sipas EMSC kishte magnitudën prej 5.5 shkallësh me një thellësi prej 40 kilometrash. Ai ndodhi saktësisht në ora 13:16 në kohën e saj lokale.

Por, prej atëherë ky shtet u godit edhe nga tri tërmete tjera në një hark kohor prej vetëm 13 minutash.

I dyti ishte vetëm pesë minuta më vonë, me një magnitudë prej 3.9 shkallësh. I treti, dhjetë minuta më vonë, me magnitudë prej 3.4 shkallësh. Ndrësa i treti i raportuar, ishte trembëdhjetë minuta më vonë me një magnitudë prej 3.5 shkallësh.

Edhe seizmologu kosovar Shemsi Mustafa e ka konfirmuar se tërmeti nuk kishte ndodhur në Kosovë por thjesht ishte ndjerë në vendin tonë.

Lajme të ngjashme