Pas incidenteve të rënda në Gjakovë, analist Spahiu kërkon shpërbërjen e Federatës së Basketbollit
Analisti Nexhmedin Spahiu ka kërkuar “shpërbërjen e Federatës së Basketbollit të Kosovës” pas incidentit të rëndë në Gjakovë.
Në palestrën Shani Nushi në Gjakovë, tifozët e ekipit të basketbollit Vëllaznimi vërshëllyen himnin kombëtar të Kosovës.
Përveç kësaj, ata kënduan himnin kombëtar të Republikës së Shqipërisë dhe zbuluan një baner ku thuhej “Të gatshëm për Veri, Mitrovica është Shqipëri”.
Aspak i mëshirshëm ndaj tyre nuk është treguar Nexhmedin Spahiu në një status në të cilin kërkon përveç shpërbërjes së Federatës së Basketbollit të Kosovës edhe anulimin e kampionatit të sivjetmë.
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në lidhje me djegien e flamurit të Serbisë, por askënd në lidhje me vërshëllimin e himnit kombëtar të Kosovës.
Në anën tjetër, Spahiut i ka komentuar Halil Matoshi që e ka quajtur ministrin aktual të Sportit, Hajrulla Çekon si “analfabet funksional.” Komentin e Matoshit mund ta gjeni pikërisht në statusin e z. Spahiu.
Statusi i plotë:

