Parashikimi i motit, nesër më freskët
Nesër në vendin tonë do të mbajë mot me diell, por më freskët.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat maksimale do të jenë 33 gradë Celsius, ndërsa ato minimale 15 deri në 19 gradë Celsius.
“Të dielen mot kryesisht me diell por më i fresket. Pas dite parashihet të fryjë erë mesatare dhe lokalisht e fortë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndersa maksimalet e dites parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius.” – thuhet në njoftimin e IHK-së.
Njoftimi i plotë:
Parashikimi i Motit për vikend!
Të shtunen do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-34 gradë Celsius.
Të dielen mot kryesisht me diell por më i fresket. Pas dite parashihet të fryjë erë mesatare dhe lokalisht e fortë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndersa maksimalet e dites parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperendimit, ndërsa sot dt 21 korrik gjatë natës parashihet erë mesatare dhe lokalisht e fortë.
Kujdes nga rrezet direkte të diellit, për shkak të indeksit UV të lartë, respektoni këshillat e IKSHP.