Pamje: Plagosje në Prishtinë, flasin nga policia - NACIONALE

Pamje: Plagosje në Prishtinë, flasin nga policia

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e së martës në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë, më konkretisht rrugës për “Kolovicë”.

Rastin për Nacionalen e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se sipas të dhënave të para, dyshohet se është plagosur një person. Deri më tani, nuk ka të arrestuar rreth rastit.

“Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se me armë zjarri është plagosur një person. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personave të dyshuar ( të cilët janë identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit.” – ka thënë ajo.

Ndërkohë, Nacionale ka siguruar pamje nga vendi i ngjajres.

Siç mund të shihet, plumbat kanë goditur një veturë. Plumbat kanë arritur të godasin edhe në xhamin e përparmë të veturës.

Lajme të ngjashme