Pak pëlqime, PDK e sponsorizon postimin e Memli Krasniqit me Escobarin në Facebook - NACIONALE

Pak pëlqime, PDK e sponsorizon postimin e Memli Krasniqit me Escobarin në Facebook

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një takim me amerikanin Gabriel Escobar, i mbajtur në mëngjes me orën lokale në Kosovës, duket se ishte mënyra se si z.Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, e nisi ditën në ShBA.

Pas takimit, z.Krasniqi, që shoqërohej nga Vlora Çitaku dhe Bernard Nikaj, publikoi një postim në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Aty Krasniqi njoftoi se me Escobarin, që është i dërguar i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimro, folën për “sfidat aktuale për sigurinë e Kosovës”.

Po ashtu, z. Escobar e sigurova se PDK do ta ofrojë gjithë mbështetjen dhe ndihmën e saj për çdo çështje që prek interesin shtetëror të Kosovës, konform seriozitetit të situatës së re gjeopolitike në Evropë, pas agresionit rus në Ukrainë.”, shkroi ndër të tjera z.Krasniqi, transmeton Nacionale.

Në postimin e publikuar para 4 orëve, e ku përfshiheshin 4 fotografi me Escboarin, mori pak pëlqime në krahasim me pompozitetin e vizitës në ShBA. Saktësisht 1 mijë e 600 pëlqime (like) deri në momentin e botimit të këtij shkrimi, përfshirë 50 komente e 73 shpërndarje.

Por, duket se PDK, partia që e udhëheq Krasniqi, nuk u mjaftua me kaq pëlqime. Kjo pasi partia më e madhe opozitare e sponsorizoi postimin e z.Krasniqit, siç edhe mund të shihet në fotografinë e ruajtur nga Nacionale.

Ndërsa, Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, që po ashtu po qëndron në SHBA, mori më shumë pëlqime në postimin e publikuar pas takimit me z.Escobarin.

4 mijë e 200 pëlqime mori në total deri tani z.Abdixhiku, i cili po ashtu mori më shumë shpërndarje (376), shumë më shumë se Krasniqi.

Kujtojmë që dy liderët e opozitës po qëndrojnë në SHBA, ku kanë takuar disa zyrtarë amerikanë, përfshirë kongresmen e senatorë.

Lajme të ngjashme