Pacolli reagon sërish: Xhaka s'ka bërë veprim rrugaçi, ai do mbetet nderi i kombit
Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka bërë një tjetër koment në profilin e tij në Facebook në lidhje me Granit Xhakën.
Në referencë me atë që ka shkruar Zana Avdiu – e cila po sulmohet brutalisht nga shumë komentues në rrjete sociale – ai ka thënë se “Graniti nuk është rrugaç dhe nuk ka bërë veprime të rrugaçëve.”
Zana Avdiu e kishte cilësuar si ‘akt rrugaç’ kapjen e organit gjenital nga Xhaka në një moment gjatë ndeshjes.
“Ai ka bërë dhe po bën maksimumin që dikush jep për kombin e vetë në rend të parë dhe për shtetin që atij i besoj dhe e përvetësoj me krenari si qytetar të saj. Rrofsh sa malët Granit Xhaka, ti je dhe mbetesh nderi i kombit.” – ka shkruar z. Pacolli në një koment në Facebook.