Olluri: Dy ditë tronditje, asnjë dorëheqje, asnjë shkarkim
Gazetari Parim Olluri ka vazhduar kritikat ndaj sjelljes se shtetit pas vrasjes së gruas shtatzënë në oborrin e QKUK-së.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka thënë se edhe dy ditë pas vrasjes së rënë nuk ka ndodhur asnjë dorëheqje dhe asnjë shkarkim.
“Dy dite tronditje. Asnje doreheqje, asnje shkarkim. Asnje arrestim. Dorasi ne arrati. Ata qe ishin te informuar dhe e ndihmuan ne shtepite e tyre. Vetem nje "sukses" eshte shenuar nga pushteti gjate ketyre dy diteve te tronditjes se madhe: Arrestimi i aktivistes Neri Ferizi. Dyshohet se eshte revoltuar shume ne Qeverine Kurti dhe kjo ligjerisht nuk lejohet”, ka shkruar Olluri.