Nushi: Albulena Haxhiu po sheh film për momentin, e mbylli derën e veturës kur më pa - NACIONALE

Nushi: Albulena Haxhiu po sheh film për momentin, e mbylli derën e veturës kur më pa

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zyrtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi ka thënë se mbrëmjen e së mërkurës e ka parë ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një kinema.

Në reagimin e tij për vrasjen e 35 vjeçares shtatzënë në oborrin e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, Nushi ka thënë se ministrja Haxhiu po shikon aktualisht film.

Ai në rrjetin social Facebook ka rrëfyer se e takoi ministren, ajo mbylli veturën dhe vazhdoi rrugën për të parë filmin.

“Albulena aktualisht eshte duke kqyre film ne kinema. Shkova me kqyr film ne Kino Armata. Me te hyre e kuptova qe ishte organizim i ministrise se drejtesise ne kuader te 16 diteve te aktivizmit kunder dhunes ne baza gjinore. Shume njerez me kravata, zyrtar te ministrise duke shpernda fletushka kunder dhunes. Une dola sigurisht, dhe rruges takova Ministren e cila ishte ne veture dhe kur me pa e mbylli veturen. Une vazhdova rrugen i gerrditur nga pamja, kurse ajo vazhdoi rrugen per me kqyre filmin. Nje grua u vra, ministrja po vazhdon me kqyre film momentalisht”, ka thënë ai.

Ndërkohë, siç ka raportuar gazeta Nacionale më herët, i dyshuari ende nuk është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Nacionale ka mësuar se trupi i pajetë i viktimës është tërhequr nga vendi i ngjarjes nga IML.

Gazetarja e Nacionales, Anita Nikaj, e cila po raporton nga vendi i ngjarjes, ka mësuar se viktima ishte e shtrirë në repartin Obstetrik dhe ishte në javën e fundit të shtatzënisë.

Lajme të ngjashme