"Nuk ka paqe pa sigurinë e grave": Protestohet para fillimit të seancës për vrasjen e Liridona Ademajt
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot në ora 09:30, mbahet seanca gjyqësore ndaj bashkëshortit të Liridona Ademajt, Naim Murseli si dhe dy të dyshuarve të tjerë Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.
Para fillimit të kësaj seance në hyrje të objektit të Gjykatës janë parë edhe disa aktivistet për të drejtat e grave.
“Nuk ka paqe pa sigurinë e grave” – thuhet në pankartën që po e mbajën këto aktiviste.
Më poshtë foto nga fotoreporteri i Nacionale, Visar Kadrolli:

