Njësia Speciale Intervenuese e Policisë proteston edhe sot - NACIONALE

Njësia Speciale Intervenuese e Policisë proteston edhe sot

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Njësia Speciale Intervenuese e Policisë së Kosovës e njohur si FIT proteston sërish sot në shenjë pakënaqësie lidhur me pagën, rrezikshmërinë dhe shtesat e tjera.

Kjo është protesta e dytë e kësaj Njësie, pasi të njëjtit protestuan edhe javën e kaluar.

Përfaqësuesi i FIT-it gjatë protestës së javës së shkuar tha se pakënaqësitë e tyre nuk datojnë nga sot, por janë më shumë se 10 vjet.

“Jemi njësi elite e Policisë së Kosovës. Pakënaqësitë tona nuk datojnë nga sot, por më shumë se 10 vite kemi marr premtime e asnjëra nuk është realizuar. Tek Ligji i pagave edhe pse kemi kërkuar ndryshim para nëntë muajsh, kërkesat tona nuk janë realizuar”, ka thënë përfaqësuesi i FIT-it.

Lajme të ngjashme