Një vajzë e mitur sulmohet seksualisht nga një i mitur në Podujevë
Një burrë ka raportuar në Polici se vajza e tij e mitur është sulmuar seksualisht nga një i dyshuar i mitur.
Rasti ka ndodhur në Podujevë.
Pas informatës, policia ka arrestuar të dyshuarin dhe dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
SULM SEKSUAL
Podujevë 25.05.2024 – 15:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij e mitur ishte keqtrajtuar seksualisht nga i dyshuari i mitur mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.