Një qytetar në Gjakovë gjen kuletën me para, e dorëzon në polici
Një qytetar në Gjakovë ka dorëzuar një kuletën me para, të cilën e kishte gjetur.
Kjo është bërë e ditur nga Policia ku thuhet se në kuletë ka pasur një patentë shoferi, 6900 lekë, 135 euro si dhe dhjetë sterlina britanike.
“Në Stacionin Policor në Gjakovë, qytetari R. Zymberi ka dorëzuar një kuletë të cilin e kishte gjetur në rrugën “Gjergj Sokoli” në Gjakovë, dhe në të cilin kishte një patentë shoferi, gjashtë mijë e nëntëqind (6900) lekë, njëqind e tridhjetë e pesë (135) euro si dhe dhjetë (10) sterlina britanike. Kuleta e gjetur dhe parat pritet t’i kthehet pronarit (mashkull, shtetas i Republikës së Shqipërisë) i cili është kontaktuar.” – ka njoftuar policia.
Në fund, policia ka falënderuar qytetarin për sjelljen e tij.