Një qendër plotësisht e përkushtuar për trajtimin e kancerit të gjirit
Të qenit një klinikë e shquar e nivelit botëror për trajtimin e kancerit të gjirit bazohet mbi përvojën mjekësore, në ofrimin e vazhdueshëm të kujdesit shëndetësor dhe në një qasje multidisiplinare. Në Acıbadem, më shumë se 50 mjekë nga specialitete të ndryshme, të gjithë të specializuar e të përkushtuar në trajtimin e kancerit të gjirit, bashkëpunojnë për të planifikuar, ofruar dhe menaxhuar me kujdes çdo aspekt të kujdesit ndaj pacientit. Çdo vit qindra pacientë nga e gjithë bota zgjedhin Klinikën e Kancerit të Gjirit Acıbadem për trajtimin e tyre.
Çdo lloj kanceri është unik dhe ka karakteristikat e veta. Kanceri i gjirit nuk është vetëm lloji më i shpeshtë i kancerit tek gratë, por mbart edhe një domethënie simbolike të lidhur me pamjen trupore dhe feminitetin. Kjo është arsyeja pse, në Acıbadem, ne i japim përparësi ruajtjes së pamjes së gjirit, sa herë që është e mundur. Ne kryejmë kirurgji për ruajtjen e gjirit, e cila përfshin heqjen e tumorit së bashku me një pjesë të sigurt të indeve të shëndetshme përreth pa pasur nevojë për të hequr të gjithë gjirin.
Është thelbësore të qëndrosh i motivuar
Diagnoza e kancerit të gjirit mund të jetë thellësisht sfiduese për shumë gra. Prof. Dr. Cihan Uras thekson rëndësinë e mbështetjes së pacienteve nga mjekët gjatë gjithë rrugëtimit të tyre të trajtimit: “Ne duhet ta kuptojmë vërtet se çfarë po kalon pacientja. Kjo është shumë e rëndësishme. Po, ka një masë në gji, por ne mund ta menaxhojmë këtë situatë me sukses. Nuk ka nevojë që të kemi frikë. Të qëndrosh i motivuar gjatë trajtimit është thelbësore për të gjithë ne. Unë besoj se morali i fortë është jetësor sepse forcon sistemin imunitar dhe sistemi imunitar lufton qelizat kanceroze.”
Një qasje gjithëpërfshirëse multidisiplinare
Një qasje multidisiplinare është thelbësore në trajtimin e kancerit të gjirit. Në Acıbadem, të gjitha specialitetet përkatëse mjekësore bashkohen jo vetëm për të siguruar një diagnozë të saktë dhe trajtim efektiv, por edhe për të mbështetur pacientët në çdo fazë të udhëtimit drejt shërimit.
Brenda klinikës, kirurgët, onkologët, radiologët, radioterapeutët, gjenetistët, patologët, kirurgët plastikë, infermierët, psikologët dhe dietologët bashkëpunojnë ngushtë. Ajo që e bën Njësinë e Kancerit të Gjirit Acıbadem unike është se çdo ekspert është i trajnuar posaçërisht dhe i përkushtuar plotësisht në trajtimin kundër kancerit të gjirit.
Çdo javë, ekipi diskuton në detaje rastin e secilit pacient për të përcaktuar planin më të përshtatshëm të trajtimit. Nga diagnoza deri te shërimi, i gjithë procesi planifikohet, kryhet dhe monitorohet nga afër me kujdes nga një ekip multidisiplinor shumë i specializuar.
Një klinikë me një çerek shekulli përvojë
Profesor Cihan Uras, një nga pionierët në trajtimin e kancerit të gjirit në Turqi, ka drejtuar Klinikën e Kancerit të Gjirit Acıbadem për 25 vjet. Kjo përvojë e gjatë u lejon si mjekëve ashtu edhe pacienteve të lundrojnë në një proces trajtimi më lehtë, paçka numrit të lartë të pacienteve në qendër. Klinika u shërben jo vetëm pacienteve vendas, por tërheq edhe individë nga e gjithë bota që kërkojnë mundësi të avancuara trajtimi.
Prof. Uras na thotë se: “Është një nder të kujdesemi për pacientet që udhëtojnë nga vendlindjet e tyre për të kërkuar trajtim këtu. Të qenit i njohur si një qendër globale e besuar pasqyron besueshmërinë e Republikës së Turqisë, të Acıbadem-it dhe klinikës sonë. Shërbimi ndaj pacientëve ndërkombëtarë është si një përgjegjësi e madhe ashtu edhe një burim i vërtetë lumturie për ne. Çdo pacient është unik dhe si një anëtar i familjes sonë. Ne gjithmonë synojmë të bëjmë më të mirën për ta.”
Një rast i jashtëzakonshëm që bëhet frymëzim për pacientet
Ndërsa disa lloje të kancerit të gjirit mund të trajtohen relativisht lehtë, të tjerët mund të kërkojnë një rrugëtim më të gjatë dhe më kompleks. Historia e një gruaje të re të trajtuar në Acıbadem tregon se si planifikimi i kujdesshëm dhe vendosmëria personale mund të çojnë në rezultate që ndryshojnë jetën, duke i ofruar shpresë të tjerëve që përballen me sfida të ngjashme.
Menjëherë pasi u fejua, ajo u diagnostikua me kancer të gjirit. Pas shqyrtimit dhe biopsisë, u hartua plani i saj i trajtimit, duke filluar me kimioterapinë. Megjithatë, për shkak se kimioterapia ndikon në pjellorinë e gruas, asaj iu këshillua të ngrinte vezët ose embrionet para se të fillonte trajtimin, për të ruajtur shansin e saj për t'u bërë nënë në të ardhmen. Megjithatë, sipas rregulloreve në Turqi, vetëm çiftet e martuara lejohen të ngrijnë embrionet. Me një vendosmëri të jashtëzakonshme, çifti mori një vendim të shpejtë dhe të sinqertë për t’u martuar. Pas martesës së tyre dhe procedurës së suksesshme të ngrirjes së embrioneve, ajo filloi kimioterapinë. Kjo u pasua nga kirurgjia për ruajtjen e gjirit dhe radioterapia, të cilat eliminuan me sukses tumorin. Për të ndihmuar në parandalimin e përsëritjes, ajo filloi terapinë anti-hormonale në formën e ilaçeve që merren nga goja.
Në vitin e tretë të trajtimit, terapia e saj hormonale u ndërpre. Embrionet e ngrira u përdorën dhe, për fat të mirë, u arrit shtatzënia. Ajo lindi një fëmijë të shëndetshëm. Pas lindjes, ajo rifilloi trajtimin hormonal. Në fund të udhëtimit të saj, ajo u martua, u bë nënë dhe e mposhti me sukses kancerin e gjirit.
Profesor Cihan Uras duke bërë një reflektim mbi rastin shprehet se: “Kjo histori është një nga shembujt më frymëzues, jo vetëm për kapërcimin e sëmundjes, por edhe për marrjen në dorë të së ardhmes së dikujt dhe vullneti për të vazhduar përpara. Histori të tilla më kujtojnë pse zgjodha këtë profesion.”
Rezultate të përmirësuara në kancerin metastatik të gjirit
Në të kaluarën, një diagnozë e kancerit metastatik të gjirit vinte me një shans shumë të ulët mbijetese. Por sot, falë përparimeve në kimioterapi, terapi të synuara dhe imunoterapi, rezultatet janë përmirësuar ndjeshëm. Profesor Cihan Uras ndan një rast tjetër: “Sot, operova një paciente që u diagnostikua me kancer metastatik të gjirit tre vjet më parë në klinikën tonë. Ajo i ishte nënshtruar kimioterapisë dhe terapisë anti-hormonale. Kur e rivlerësuam gjendjen e saj, gjithçka dukej shumë mirë. Vetëm tumore të vogla mbetën në gji dhe sqetull, dhe i hoqëm ato. Në të kaluarën, operimi i pacienteve të ngjashme do të kishte qenë i pamundur. Por tani, gjithçka ka ndryshuar për mirë.”
*Artikull i sponsorizuar!