Një hoxhë pak i njohur: Vuçiqi e shtini Ramën me ia mbyllë sytë Kurtit - NACIONALE

Një hoxhë pak i njohur: Vuçiqi e shtini Ramën me ia mbyllë sytë Kurtit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Hoxha i afërt me VV-në, Mustafë Bajrami, ka ironizuar me videon “virale” të kryeministrit Rama, i cili në një kongres të forcave politike progresive në Berlin, ia mbylli sytë nga pas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Bajrami ka ironizuar me kryeministrin Rama, duke thënë se këtë veprim e ka bërë nën direktivat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Unë mendoj se me të shtime të Vuçiqit Edi ja ka mshelë kështu sytë Albinit. Domethënë, po vërtetohet se është i shitur e bashkëpunëtor i Serbisë. Po, ma mirë mos të ngutemi. T'i presim analistat, profesorët e akademikët tanë ta thonë fjalën përfundimtare. Ata dinë me i lexuar thellësitë strategjike si zemrën, nijetin e prapaskenat e Edi Ramës. E pranoj: Unë nuk e kam atë kaçik...!” – shkroi ai.

Postimi:

Lajme të ngjashme