Neptun prezanton dyqanin më të ri në Albi Mall në Gjilan, me një hapje spektakolare - NACIONALE

Neptun prezanton dyqanin më të ri në Albi Mall në Gjilan, me një hapje spektakolare

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Neptun, rrjeti më i madh i pajisjeve elektronike në Kosovë, ka hapur dyqanin më të ri në qendrën tregtare Albi Mall në Gjilan. Dyqani prezanton nje stil modern me hapësirë 857 m2, i kuruar deri në detaje, ku në qendër të vëmendjes ka konsumatorin dhe kërkesat e tij. Neptun, si në çdo ngjarje speciale edhe për këtë hapje kishte dizajnuar oferta të shumta, te cilat ishin aktive në ditët e hapjes, me mundësinë e blerjes më këste 0% interes, vetëm në datat 8-10 Mars.

"E kemi marrë me shumë maturi dhe përgjegjësi hapjen e dyqanit të ri në qytetin e Gjilanit, duke u kujdesur që ky mjedis i ri ti mundësoi konsumatorit një eksperiencë të plotësuar me të gjitha kriteret e kërkesës konsumatore. Kjo hapje e re në qendrën tregtare Albi Mall në Gjilan, sjell rifreskimin e imazhit në këndvështrimin vizual si dhe ekspozimin e produkteve në atë mënyrë që t’ju shërbej të gjitha shqisave. Linja e pasuruar e produkteve, nënvizon prezencën e brendeve që kanë bërë ndryshim në fushën e teknologjisë dhe prurjeve që po përmirësojnë stilin e jetës dhe po lehtësojnë përditshmërinë. Dhe duke vlerësuar nga pikëpamja e konsumatorit dhe dëshira për të optimizuar kërkesat e tij, janë dizajnuar dhe prezantuar alternativa që përkojnë me stilin e secilit, në çdo kategori. Po ashtu, një kënd i veçantë i është dedikuar edhe Gaming, kategori kjo që po revucionalizon pikëpamjen për botën e lojrave virtuale.

Një hapësirë tjetër është këndi i aksesorëve, ku prezatohen produkte të modelev të ndryshme që i përgjigjen secilës gjeneratë. Prandaj, strukturimi i hapësirës është bërë në atë formë që t’iu siguroj konsumatorëve qasje më të lehtë në të gjitha brendet dhe kategoritë, që ata të jetojnë një eksperiencë të blerjes tërësisht të veçantë dhe origjinale. Dyqani i ri në Albi Mall në Gjilan, është një dritare mundësish për të ndjerë pulsin e teknologjisë në çast dhe procesin e blerjes ta përjetoni po njëlloj si në çdo treg bashkëhorë. “- deklaroi Kaltrina Hoxha, Drejtoreshë e Marketingut.

Neptun është zinxhiri i shitjes me pakicë, me një linjë të gjerë të pajisjeve elektronike si: TV / Audio / Video, produkte dhe aksesorë të IT-së, telefona të mençur, rrobalarëse, enëlarëse, frigoriferë, pajisje të vogla elektro-shtëpiake, pajisje të kujdesit personal, aparate për ftohje-ngrohje dhe produkte tjera të komunikimit. Neptun, numëron 14 dyqane deri më tani me planin e zgjërimit të mëtejmë në gjithë Kosovën. Neptun Kosova, është pjesë e grupit Balfin dhe degë e Neptun International.

*Artikull i sponsorizuar!

Lajme të ngjashme