Nëna rrah djalin e saj të mitur në Malishevë, dërgohet në psikiatri - NACIONALE

Nëna rrah djalin e saj të mitur në Malishevë, dërgohet në psikiatri

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një grua është shoqëruar në stacionin policor në Malishevë pasi dyshohet se ka përdorur dhunë fizike ndaj djalit të saj të mitur.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, djali ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në Spitalin e Gjakovës në repartin e psikiatrisë.

Raporti i plotë:

DHUNË NË FAMILJE

Malishevë. 20.09.2023 – 20:00. Është shoqëruar në stacionin policor e dyshuara femër kosovare, pasi që dyshohet që ka përdorur dhunë fizike ndaj djalit të saj viktimës mashkull kosovar- i mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në Spitalin e Gjakovës në repartin e psikiatrisë, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.

Lajme të ngjashme