Ndodhi në kulmin e sezonit turistik: Çka dihet deri më tash për masakrën në Mal të Zi - NACIONALE

Ndodhi në kulmin e sezonit turistik: Çka dihet deri më tash për masakrën në Mal të Zi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një ngjarje e tmerrshme ndodhi të premtën mbrëma në Cetinjë të Malit të Zi. Aty një person vrau mizorisht 10 persona, në mesin e tyre edhe dy fëmijë. Ky krim i rëndë tronditi opinionin. Kjo është ngjarja më vdekjeprurëse në dekadat e fundit në Mal të Zi teksa ndodhi në kulmin e sezonit turistik. Por çka dihet deri më tani për këtë masakër.

Në masakrën në Cetinjë të Malit të Zi janë vrarë 11 persona, mes tyre edhe sulmuesi, ka bërë të ditur prokurorja kujdestare, Andrijana Nastiq. Në mesin e vrarëve janë edhe dy fëmijë. Gjashtë persona janë duke u trajtuar në spital, tre prej të cilëve janë në rrezik për jetë.

Sipas deklaratës së prokurores Nastiq dhënë për televizionin Vijesti, sulmuesi është vrarë nga një bashkëqytetar.

Pesë orë pas tragjedisë, drejtori i policisë, Zoran Bërgjanin, ka thënë se sipas informacioneve të policisë, rreth orës 15:30 të datës 12 gusht, 34-vjeçari me inicialet V.B. nga Cetinja ka qëlluar me armë në drejtim të një familjeje, anëtarët e të cilës ishin qiramarrës në shtëpinë e tij, në vendbanimin Medovina.

“Në këtë rast, duke përdorur armën e zjarrit – pushkë gjuetie – ka marrë jetën e dy fëmijëve, njëri tetë dhe tjetri 11 vjeç dhe ka plagosur nënën e tyre, e cila vdiq në spital nga plagët e marra. Më pas ai ka dalë dhe ka qëlluar banorët të kësaj lagjeje me të njëjtën armë zjarri, me ç’rast u ka marrë jetën shtatë personave të tjerë, ndërsa gjashtë të tjerë i ka plagosur”, ka shpjeguar Bërgjanin.

Nga shkëmbimi i zjarrit është plagosur rëndë një polic, ka deklaruar drejtori i policisë, duke shtuar se nuk dihet se çfarë e ka motivuar V.B. që ta kryejë këtë akt, me ç'rast edhe ai vetë është privuar nga jeta.

Dy nga të lënduarit janë duke u trajtuar në spitalin e Cetinjës, ndërsa të tjerët në Podgoricë.

Kryeministri Dritan Abazoviq tha se të shtënat ishin një tragjedi më e rëndë se çdo tjetër në kujtesën kolektive të malazezëve dhe bëri të ditur se qeveria e Malit të Zi do të shpallë tri ditë zie lidhur me ngjarjen e rëndë.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Malit të Zi që të qëndrojnë pranë me familjet e viktimave të pafajshme, të afërmit e tyre, miqtë dhe të gjithë qytetarët e kryeqytetit të Cetinjës”, tha Abazoviq në Telegram.

Çka dihet tjetër për rastin

Sipas informacioneve të para, sulmuesi është Vuçko Boriloviq, 34-vjeçar dhe i njëjti ka gjuajtur me armë për shkak të një konflikti familjar.

Ai fillimisht ka gjuajtur civilë, më pas edhe policë. Gjatë ndërhyrjes së policisë, i njëjti është qëlluar me armë dhe ka mbetur i vdekur.

Këto raportohet të jenë viktimat

Pasi i ka vrarë, ka telefonuar edhe babanë e fëmijëve e burrin e Natashas, Millosh Martinoviq dhe i ka thënë: “Unë e kam vrarë familjen tënde”, siç i kanë thënë bashkëbiseduesit Vijestit.

Në 45 minutat e ardhshme, në një distancë totale prej 80 metrash nga shtëpia e tij, ai qëlloi rend fqinjët e tjerë, duke vrarë shtatë persona të tjerë dhe duke plagosur gjashtë të tjerë.

Autoritetet shpjeguan se pas vrasjes së Martinoviqit, ai hyri në shtëpinë e fqinjit ku vrau të moshuarit- Danijela dhe Dimitrije Drecun dhe plagosi rëndë nipin e tyre Aleksandar Drecun (32 vjeç). Në prag të asaj shtëpie ka vrarë edhe djalin e tyre Rajko Drecun (56), i cili ka vrapuar drejt shtëpisë kur ka dëgjuar të shtënat.

Boriloviq vrau edhe fqinjin e tij Milan Mitroviq (37 vjeç), e më pas dajën e tij Goran Gjurishiq (54 vjeç), dhe më pas, duke zbritur në rrugë, vrau fqinjët Aleksandra (52) dhe Danijela Radunoviq (51).

Lajmi u tha se Boriloviq, me dy fishekë dhe një pushkë në dorë, u kthye në drejtim të shtëpisë së fqinjit të tij I.J. dhe e ftoi të dilte jashtë.

Ai plagosi edhe katër fqinjë të tjerë – Sllavica Zvicer, Filip Gjurkoviq, Mileva Ramadanoviq dhe Darinka Çelebiq, si dhe polici Ljubisha Maksimoviq, i cili po përpiqej ta zaptonte. Qendra Klinike e Malit të Zi bëri të ditur mbrëmë se tre nga të plagosurit janë operuar dhe se janë vendosur në Repartin e Mjekimit Intensiv.

Tre nga të plagosurit janë në rrezik për jetën

2 të lënduar janë shtruar në spitalin e Cetinjas, ndërsa katër të plagosur janë transferuar në Qendrën Klinike në Podgoricë.

Qendra Emergjente e QKKG-së tha për TVCG se një burrë ishte pranuar me lëndime të rënda në kokë dhe gjoks. Tre pacientë është dashur të shkojnë urgjentisht në sallën e operacionit dhe lëndimet janë mjaft të rënda, raportoi RTCG.

Drejtoresha e Qendrës Klinike të Malit të Zi (QKKG), Ljiljana Raduloviq, ka thënë për mediat sonte se pas tragjedisë së sotme në Cetinje, në atë institucion janë pranuar katër persona të lënduar, tre prej të cilëve janë në rrezik.

Ivan Ivanoviq, ushtrues detyre i drejtorit të spitalit të Cetinjës, më herët tha për TVCG se dy persona të cilët ishin të shtruar në atë institucion janë jashtë rrezikut për jetën dhe se një pacient është liruar për trajtim në shtëpi pas trajtimit. Ajo pjesë e qytetit u bllokua, u shtua prania e policisë dhe u mblodhën një numër i madh i qytetarëve të Cetinisë.

Për këtë tragjedi kanë reaguar edhe nga institucionet e Kosovës. Presidentja, Vjosa Osmani, i ka dërguar ngushëllimet e saj presidentit të Malit të Zi Milo Gjukanoviq, si dhe familjeve të të ndjerit në lidhje me tragjedinë në Cetinje, ku një 34-vjeçar vrau 11 persona dhe plagosi gjashtë të tjerë.

Përmes një postimi në Twitter, Osmani ka shprehur solidaritetin e Kosovës me popullin malazez dhe u ka uruar të lënduarve shërim të shpejtë të lënduarve.

Lajme të ngjashme