Ndalohet kontrabandimi i tetë Iphone 16 në Aeroportin e Prishtinës
Zyrtarët doganorë në Aeroportin e Prishtinës të premten kanë parandaluar kontrabandimin e tetë Iphone 16.
Përmes një komunikate për media, Dogana e Kosovës ka njoftuar se pajisjet janë konfiskuar.
Ndaj personave të përfshirë, janë iniciuar procedurat në përputhje me ligjet në fuqi.
Njoftimi i plotë i doganës:
Mbrëmë oficerët doganorë në Aeroport, në kuadër të zbatimit të planit operativ për luftimin e kontrabandës, kanë realizuar me sukses disa operacione të rëndësishme.
Në dy raste të veçanta, janë parandaluar përpjekjet për kontrabandimin e tetë telefonave të rinj **iPhone 16**, të sapo dalë në treg për shitje. Të gjitha pajisjet janë konfiskuar.
Ndaj personave të përfshirë janë inicuar procedurat kundërvajtëse në përputhje me ligjet në fuqi.
Dogana e Kosoves do të vazhdojë përkushtimin në parandalimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e tregut të ligjshëm.