Nagavci takon disa drejtorë të shkollave në kohë greve
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci përmes një statusi në Facebook ka njoftuar se ka takuar disa drejtor të shkollave profesionale.
E ky takim vjen pikërisht në kohën kur sindikatat kanë hyrë në grevë.
E si përherë, më të zëshmit në kërkesat e tyre janë pikërisht mësuesit, në krye me udhëheqësin e tyre Rrahman Jashari.
Megjithëse Nagavci e Jashari nuk janë pajtuar për kushtet që po kërkon sindikata, kësaj të fundit nuk i ka penguar kjo situatë për të takuar disa drejtor të shkollave profesionale, dhe për të u premtuar atyre kushte më të mira të punës.
Postimi i Nagavcit:
“Arsimi profesional është një nga prioritetet tona.
Kisha kënaqësinë të takoj sot drejtorët e shkollave profesionale me te cilët biseduam për përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor.
I informova për impelementimin e mësimit dual që do të fillojë nga 1 shtatori në 4 profile, kuzhinier, asistent i restorantit, floktar dhe murator.
Si ministre e Arsimit jam në dijeni për sfidat me të cilat ballafaqohen shkollat profesionale si dhe numrin jo të madh të nxënësve të interesuar për të ndjekur këto shkolla.
Besoj shumë se ofrimi i një modeli të ri të mësimit do të jetë përparësi për shkollat dhe do të shtojë interesimin e nxënësve për t’u regjistruar në këto drejtime.
Drejtorët i njoftova po ashtu se jemi duke rishikuar formulën financiare cila rregullon çështjen e shkollave profesionale në mënyrë që të ua lehtësojmë punën e tyre.
E kuptoj gjithashtu se çështja e normave është brengë e mësimdhënësve andaj kemi punuar paralelisht në ofrimin e mësimit dual por edhe që të sigurohemi që mësimdhënësit të cilët janë në proces të mos i humbin vendet e punës.
U dakorduam që të kemi takime të rregulla në mënyrë që bashkarisht ti zgjidhim problemet e të përmirësojmë gjendjen në arsimin profesional.”
Kujtojmë se së fundmi eksponent të qeverisë kanë paralajmëruar "pezullimin" e pagave për të gjith grevistët.