Mustafa i LDK-së: VV në opozitë ishte marksist-leniniste, në pushtet tipike staliniste dhe enveriste
Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur Lëvizjen Vetëvendosje parti marksis-leninste.
Mustfa ka bërë një krahasim të Lëvizjes Vetëvendosje sa ishte opozitë dhe tash në pushtet. Sipas Mustafës, LVV kur ishin në opozitë ishin marksist-leninist të pastër.
“Kur ishin në opozitë ishin marksist-leninist të pastër, të mishëruar me kauzat e sindikatave. Fillet dhe rritjen politike e patën në rrugë, në protestë. Sot në pushtet, u bënë tipik stalinist-enverist, shtypës të protestuesve, mbrojtës tiranik të pushtetit diktatorial’’, shkroi ai në Facebook, Ky reagim erdhi pasi që ministria e Financave njoftoi pezullimin e pagave për të gjithë sindikalistët grevistë.