Mushkolaj: Shumë hipokrizi e folklorizëm në mbledhjen e përbashkët të kuvendeve
Mbledhja e përbashkët e parë e dy Kuvendeve, atij të Kosovës dhe Shqipërisë, me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale.
Fjalimet në këtë mbledhje, analistit Imer Mushkolaj i ka parë si hipokrizi dhe folklorizëm.
“Shumë hipokrizi e folklorizëm në mbledhjen e përbashkët të Kuvendit të Kosovës dhe të Shqipërisë.”, ka shkruar ai në Facebook.
Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës dhe Kuvendi i Shqipërisë kanë mbajtur mbledhjen e parë të përbashkët.
Në këtë mbledhje fjalime kanë mbajtur kryeministri Albin Kurti dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
