Mushkolaj: Serbia është duke parë ëndrra të shekullit të kaluar - NACIONALE

Mushkolaj: Serbia është duke parë ëndrra të shekullit të kaluar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Imer Mushkolaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se Serbia është duke parë ëndrra të shekullit të kaluar sa i përket ndërhyrjes ushtarake në veri të vendit.

"Serbia tu pa andrra me policë e ushtarë të vet në Kosovë. Andrra t'shekullit t'kaluem", ka deklaruar Mushkolaj.

Ky reagim i Mushkolajt, vjen pas deklarimit të kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, se janë afër vendimit për të kthyer ushtrinë e shtetit serb në Kosovë “ashtu siç parashihet në Rezolutën 1244”.

“Prandaj jemi shumë afër dhe besoj se sot presidenti Aleksandër Vuçiq do të japë më shumë informacion rreth takimeve të tij për të kërkuar kthimin e forcave tona në Kosovë sipas Rezolutës 1244 të OKB-së. Sepse KFOR-i nuk po e bën punën e tij dhe sepse serbët në Kosovë dhe Metohi nuk mund të ndihen të sigurt, aty rrezikohet jeta e tyre, përfshirë edhe fëmijët në kopshte”, pretendoi Bërnabiq.

Lajme të ngjashme