Mushkolaj: Qesharakë dalin këta t'partive që kanë qenë n'pushtet kur flasin për punësime partiake - NACIONALE

Mushkolaj: Qesharakë dalin këta t'partive që kanë qenë n'pushtet kur flasin për punësime partiake

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Imer Mushkolaj, ka kritikuar kritikat e opozitës për punësime partiake të parisë në pushtet.

Duke iu referuar një deklarate të deputetes së LDK-së Hykmete Bajrami, e cila akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje për punësime partiake, Mushkolaj tha se është mirë që Bajramit t’i kujtohet se LDK “po vazhdon t’i kapë ndërmarrjet publike në Prishtinë”.

“Shumë qesharakë dalin këta t'partive që kanë qenë n'pushtet kur flasin për punësime partiake. Psh. Hykmete Bajramit, para se të flasë për VV, është mirë t'ia kujtojmë se partia e saj, LDK, i ka kapur dhe po vazhdon t'i kapë me militantë e zyrtarë partiakë të gjitha ndërmarrjet publike në Prishtinë. Përndryshe, zgjedhjen e asamblistit të VV'së kryeshef të 'Ibër Lepencit' para partive politike e kanë denoncuar dhe kritikuar mediat dhe gazetarët”, ka shkruar Mushkolaj në llogarinë e tij në Facebook.

Lajme të ngjashme