Mushkolaj tallet pas shtyrjes së përçudshme për një ditë të afatit të gjobave për targa ilegale - NACIONALE

Mushkolaj tallet pas shtyrjes së përçudshme për një ditë të afatit të gjobave për targa ilegale

1 vit më parë

nga NACIONALE

Analisti, Imer Mushkolaj ka reaguar pas vendimit për shtyrjen e gjobitjes për targa ilegale në Kosovë.

Në rrjetin e tij social në Facebook, ai ka thënë se ‘Sen s'është për marakli të dialogut shtyrja për një ditë e afatit për veturat me targa ilegale’.

Ai tutje ka përseritur edhe fjalët e Besnik Bislimit që iu referuar gazetarëve ‘Pas të hënës, vjen e martja’.

Sen s'është për marakli të dialogut shtyrja për një ditë e afatit për veturat me targa ilegale. Pas të hanes, vjen e martja”, ka shkuar Mushkolaj në Facebook.

Ndryshe, Gazeta Nacionale ka raportuar sot për të njëjtën gjë.

Në lajmin e publikuar, thuhet se në mënyrë të heshtur dhe pa asnjë shpjegim, Policia e Kosovës që i përgjigjet ministrit Xhelal Sveçla ka lëshuar një komunikatë në të cilën bën të ditur se prej datës 22 nëntor do të fillojë gjobitjen e qytetarëve serbë me targa ilegale, dhe jo prej ditës së nesërme siç ishte paralajmëruar më herët (21 nëntor).

Lajme të ngjashme