Mushkolaj: Brukseli po e lavdëron Beogradin, BE palë me Serbinë
Analisti politik, Imer Mushkolaj, e ka kritikuar komisionarin për Fqinjësi dhe Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, i cili sot e lavdëroi Serbinë për lëshimet që ka bërë në procesin e dialogut me Kosovë,
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo tregon se BE-ja është palë me Serbinë.
“Sipas komisionierit të BE’së Oliver Varhelyi, Serbia paska bërë lëshime në dialog, siç është çështja e letërnjoftimeve. Dmth. Brukseli po e lavdëron Beogradin për zbatimin e një marrëveshjeje të arritur në Bruksel para një dekade, e nuk po e vlerëson qasjen e Prishtinës ndër vite për të njëjtën marrëveshje. Si zakonisht, BE palë me Serbinë”, ka shkruar Mushkolaj.