Murtezaj i ATK-së: Kemi mbledhur 720 milionë euro në vitin 2022
Ilir Murtezaj, zëvendësdrejtor i Administratës Tatimore të Koosvës, ka mbajtur një konferencë për media, ku ka folur rreth aktivitetit të ATK-së gjatë vitit 2022.
Ajo që ran ë sy ishte shuma e mbledhur gjatë vitit 2022 nga ATK-ja. Sipas Murtezaj, ATK-ja ka mbledhur saktësisht 720 milionë euro, duke tejkaluar planet e parapara.
“ATK gjat viteve t fundit ka shënuar rekord. Edhe në vitin 2022 vazhduam me rritje të të hyrave tatimore. Jemi lider sa i përket edhe databazës, ATK gjatë vitit 2022 ka arritur të grumbullojë 721.6 milionë euro dhe i kemi të tejkaluar të gjitha parashikimet. Po ashtu kemi inkasuar 152.2 milionë borxhe. Faktorët që kanë ndikuar në rritje të të hyrave janë: fuqizimi i kontrollit të brendshëm i ngritjes së përgjegjësisë dhe llogaridhënies, rritja e efikasitetit në mbledhjen e borxheve etj.” - deklaroi Murtezaj.
