Mujka i VV-së Kryeshef i “Ibër-Lepencit”, Smajljaj: Ta gëzoni kapjen e shtetit
Politologu Avdi Smajljaj ka reaguar pas lajmit se Faruk Mujka, ish-nënkryetar i komunës së Mitrovicës dhe anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, është zgjedhur Kryeshef Ekzekutiv i Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenc”.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në këtë vend askush nuk mund t`i mbaj moral tjetrit.
“Në këtë vend nuk ka mbetur as edhe një njeri, që mund ti mbajë moral tjetrit. Urime! Ta gëzoni KAPJEN (Zaptimin) e Ndërmarrjes Ibër-Lepenci! Edhe tjerët kanë kapë, pse mos me kap, kur më ka ardhur dita me kap! Phyy, çysh po i vjen era shtetit! Kësaj shoqërie nuk i ka mbetur tjetër, vetëm me thy qafën dikah”, ka shkruar Smajljaj.