Moti i ligë do të vazhdojë në fundjavë, do të ketë riga shiu dhe fjolla bore - NACIONALE

Moti i ligë do të vazhdojë në fundjavë, do të ketë riga shiu dhe fjolla bore

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka shpallur parashikimin e motit për të shtunën dhe të dielën. Në vikend pritet të ketë mot kryesisht të vranët.

Madje sipas IHK-së do të ketë edhe riga shiu vende-vende dhe fjolla bore.

Temperaturat minimale pritet të jenë të vogla.

“Të shtunen parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu dhe fjolla bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-5gradë Celsius.” – thuhet në njoftim.

“Të dielen parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius.” – thuhet tutje.

Lajme të ngjashme