Molliqaj: Qeveria Kurti po lufton sindikatat, greva është legjitime
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, përmes një postimi në Facebook ka shprehur mbështetjen e tij për grevën e sindikalisteve.
Molliqaj ka deklaruar se qeveria Kurti është e vetmja e cila në historinë e Kosovës që haptazi neglizhon, përjashton dhe lufton sindikatat e punëtorëve.
‘’ Qeveria Kurti është e vetmja në historinë e Kosovës që haptazi neglizhon, përjashton dhe lufton sindikatat e punëtorëve. Ky pushtet që në opozitë protestonte bashkë me sindikatat, në pushtet është bërë armiku kryesor i tyre{, ka thënë Molliqaj
Ai ka deklaruar se me rritjen e çmimeve greva është plotësisht legjitime edhe e domosdoshme.
‘’Andaj greva është plotësisht legjitime. Është edhe domosdoshmëri. Me rritjen e çmimit të çdo produkti, me rritjen e çmimit të rrymës, me reduktimet që do të vazhdojnë të përkeqësohen gjatë dimrit për faj të mosveprimit të qeverisë, jetesa në Kosovë është vështirësuar shumë’’, ka deklaruar ai.