Mirena liberalizimin e vizave e ndërlidh me “Zajednicën”
Analisti politik Ilir Mirena ka reaguar ndaj pajtimit të vendeve të BE-së që propozimi për liberalizimin e vizave për Kosovë të hyjë në fuqi në janar të vitit 2024.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se dakordimi i vendeve të BE-së po përputhet me kërkesën e BE-së ndaj Kosovës, që vendimi për targat të shtyjë për 10 muaj.
“E hangra foren u gzova per viza. Une kishe tash pas vitit te ri! Janar 2024 qenka… 😫. Taman 10 muajshi i targave, Zajednica, marreveshja finale me Serbin - edhe atehere na thone “hajde byjrum qetash”, livritni kah t’doni…”, ka shkruar Mirena.