Mirena ironizon me Kurtin që tha se është i mundur kthimi i mjekëve: Verën tjetër
Analisiti i politikës, Ilir Mirena, është tallur me deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Kryeministri Kurti deklaroi se është i mundur kthimi i mjekëve të cilët po ikin nga Kosova.
E për këtë Mirena ka ironizuar duke thënë se ata kthehen në Kosovës veç për pushime verore.
“Po more qysh jo, veres tjeter krejt ksajde ke me i pas, nja dy a tre jave…”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.
Kujtojmë Kosova po ballafaqohet edhe me ikjen e mjekëve për në vendet perëndimore.
