Mirena ia publikon kryeministrit Kurti një video: Amelika, Amelika
Analisti i politikës, Ilir Mirena, ia ka publikuar, kryeministrit, Albin Kurti një video gjatë kohës sa ishte në opozitë.
Në këtë video, Kurti dëgjohet duke thënë se “si ta nini diko që thotë, Amelika, Amelika, dijeni që është i korruptuar”.
E këtë video, Mirena thotë si pëlqen ta dëgjojë këtë video dhe sipas tij, tani Kurti po kërkon ndihmë nga Amerika për dialogun me Serbinë.
“M’pelqen me e ngu kohe pas kohe kete deklarate te Kurtit ne fushaten e tij kunder PANHajnise, e qe t’njejtit tash po i therret ne ndihme per dialog me Serbine…”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.
Ndryshe, Kurti në konferencë me emisarin special të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar deklaroi se kush është në anën e Amerikës është në anën e të vërtetës, deklaratë kjo që u komentua në rrjetet sociale.
